Vitia reagon për vdekjen e 35-vjeçares: Ndaj përgjegjësve do të ketë masa

Vitia reagon për vdekjen e 35-vjeçares: Ndaj përgjegjësve do të ketë masa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas vdekjes së 35-vjeçare në Malishevë gjatë pritjes për mjekim.

Vitia tha se ky trast tragjik, shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandeshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.

“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa”, tha Vitia, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në rast të evidentimit të shkeljeve penale, ato do të procedohen në organet e drejtësisë.

“Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë”, tha Vitia.

Kujtojmë se 35-vjeçarja vdiq pasi shkoi trajtim mjekësor te dentisti, ndërsa  në lidhje me rastin, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua.

Related Articles