Vitia – Zemajt: Shihe veten në pasqyrë

Vitia – Zemajt: Shihe veten në pasqyrë

Ministri Arben Vitia dhe ish Ministri i Shendetesise Armend Zemaj, kane replikuar ne Seancen e Kuvendit te Kosoves. Dorëhiqem nëse vërtetoni se kam refuzuar nënshkrimin për vaksina, ka thënë mes tjerash Ministri Arben Vitia, duke iu referuar akuzave të adresuara ndaj tij.

Vitia është shprehur decidiv duke thene se nuk ka refuzuar asnjë nënshkrim që dëmton procesin e sigurimit të vaksinave.

“Unë si ministër asnjëherë nuk kam refuzuar asnjë nënshkrim  që dëmton procesin e ardhjes së vaksinave, unë jam i gatshëm që të jap dorëheqje nga detyra e ministrit nëse vërtetohet një gjë e tillë”, tha ai.

Vitia gjatë kësaj seance ka pasur replika të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilit i është drejtuar duke i thënë “shikoje veten në pasqyrë”. Poashtu i eshte drejtuar ish Ministrit Zemaj duke shtuar se nuk e ka sulmuar edhe atëherë kur ka menduar që e ka gabim, pasi siç është shprehur “ai ka menduar se do të dërgonte mesazh të keq tek qytetarët.”

“Ne asnjë moment nuk ju kam sulmuar. Edhe kur kam menduar që e keni gabim nuk ju kam sulmuar sepse kam menduar që dërgojmë një mesazh te qytetarët, ju jeni ai që keni sulmuar, shiheni veten në pasqyre. Unë e kam respektuar nënshkrimin e juaj më shumë se sa ju nënshkrimin vet nënshkrimin tuaj”, tha ai.

Javën e kaluar ishte raportuar se ministri Vitia ka refuzuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.

Related Articles