Viva Fresh Store kthen çmimin e vajit në 1.95 euro

Viva Fresh Store kthen çmimin e vajit në 1.95 euro

‘Viva Fresh Store’ ka vendosur që ta kthejë çmimin e vajit nga 3.49 euro për litër sa e ka shitur sot, ta kthej në 1.95 cent.

Në një postim në Facebook, kompania njofton se çmimi prej 1.95 euro për litër do të jetë në gjithë Kosovën.

“Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent!”, kanë njoftuar përmes një shkrimi në Facebook.

Tutje ata lajmruar se “edhe çmimi i bukës vazhdon të subvencionohet dhe mund ta gjeni për vetëm 30 cent!”./Gazeta Enigma/

Related Articles