Sot një numër i madh i ambasadorëve të akredituar në Kosovë kanë vizituar Manastirin e Deçanit. QUINT-i përmes një komunikate të përbashkët javën e kaluar kanë kërkuar që të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin. E numrin e madh të ambasadorëve të akredituar që shkuan sot në Manastirin e Deçanit e përshëndeti edhe Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Ishte kënaqësi t’i shoh kaq shumë kolegë që morën pjesë”,ka shkruar Szunyog.
Diplomatët u pritën nga Igumeni Sava Janjiq, derisa për këtë vizitë, përmes Tëitter, njoftoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Më 20 maj, kur u bënë gjashtë vjet që nga marrja e vendimit të Kushtetueses, shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët, për të katërtën herë, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.
“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në reagimin e tyre.