Vizita e Kurtit në Mitrovicë, Kajtazi: Pati vjedhje, dyshimet nisën për blerjen e votave për Faton Pecin 

Vizita e Kurtit në Mitrovicë, Kajtazi: Pati vjedhje, dyshimet nisën për blerjen e votave për Faton Pecin 

Gazetari Shkumbin Kajtazi, e ka cilësuar problematike vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për tre herë brenda disa orësh në komunën e Mitrovicës, një natë para zgjedhjeve lokale.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendi, ai ngriti edhe paralele se çfarë do të kish ndodhë me ndonjë figurë tjetër të politikës, nëse do të ndiqej nga një rezultat i tillë i papritur nga KQZ, siç pasoi për garën e 12 tetorit për këtë komunë, transmeton klankosova.tv.

”Nuk është problemi a ka ardhë, se Albin Kurti ka ardhë shumë shpesh në Mitrovicë. Por, ajo ardhje e atënatshme ka qenë hera e tretë, dhe ka mbrri diku pas orës dymbëdhjetë. Dhe në orën një ka shku në Shipol pas disa takimeve që i ka pasë në qendër. E rreth orës dy ka shku në Zhabar në përurimin e një stacioni policor në veri. Vlera e saj është 753 mijë euro”.

Kajtazi: Çdo politikan tjetër po të kish qenë në këtë kënd, a e di çfarë do të ndodhte?

Kajtazi: Ose a e paramendoni një situtatë, sikur Exit Poll-et ta nxirrnin Faton Pecin, fitues të tillë, e rezultati i KQZ-së do të dilte kështu siç shihet?

Ai përmendi si shqetësuese edhe gjetjen e një fletëvotimi më tepër në një qendër numërimi për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, meqë siç vlerëson kjo flet për tentimet për manipulim me votën e qytetarëve, transmeton klankosova.tv.

”Formulari është nxjerrë sot, pas rinumërimit që është duke shku. Kjo ka ndodhë në ‘Migjeni’, çka tregon se në secilën qendër ka pasë tendenca të vjedhjes. Sepse kjo i bie që qekjo votë, ka qarkullu dikund jasht, dhe është sjellë brenda”.

”Unë nuk e thash, por e di që dyshimi ka nisë për votat që janë blerë për kandidatin, Faton Peci”.

Related Articles