Një numër i madh i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur për ballë selisë së misionit të Eulex-it në Prishtinë, të shtunën.
Aty është duke qëndruar edhe sot ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është në Kosovë nga dje.
I njëjti ka vendosur lule tek varri i babait të tij dhe ka qenë për vizitë tek familja e tij në Burojë të Skenderajt.
Thaçi sot është takuar me vëllezërit e tij, dhe pritet të takohet edhe me gruan e tij.