Për herë të parë në Kosovë sot erdhi një kancelar gjerman me mesazhe të qarta për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit.
Kjo vizitë në shtetet e Ballkanit, e cila filloi me Kosovën, u bë lajm edhe në mediat prestigjioze të huaja.
Gazeta amerikane “The Ëashington Post” theks i vuri mesazhit të Scholz për dialogun Kosovë-Serbi.
“Scholzi i Gjermanisë e nxit Kosovën dhe Serbinë të angazhohen ndaj dialogut”, është titulli i saj. Kancelari gjerman i kërkoi Kosovës dhe Serbisë zotim të qartë ndaj arritjes së një zgjidhje të qëndrueshme politike për mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi pavarësinë e Kosovës, vazhdon artikulli në këtë gazetë.
Ndërkaq, mediumi anglez “Reuters” tjetër kund e përqendroi theksin – dhënia e mbështetjes nga kancelari gjerman për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për të rigjallëruar fushatën e tyre të ngecur për një kohë të gjatë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një veprim që synon të lehtësojë tensionet rajonale dhe të shmangë ndikimin e fuqive rivale si Rusia”.
Lajme për ngjarjen kryesore në Prishtinë shkroi edhe Associated Press, Der Spiegel, The Independent, e media të tjera.