Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje votash në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku propozon që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Megjithëse, i njëjti uroi që organet e sigurisë të zbardhin, siç e quan ai, ‘hajninë e sofistikuar’.
“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë. Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, ka shkruar Lushtaku.

