Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktimës më pas i është ofruar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.