Pas skandalit që shpërtheu në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, mediat Spanjolle kanë filluar të parashikojnë ndëshkimin që e pret gjyqtarin Jesus Gil Manzano.
Ai ishte arbitri kryesor i ndeshjes mes dy skuadrave që pati, për të mos thënë, një mbyllje kurioze që, në fund të fundit, i dha mundësinë Jude Bellingham për të shënuar golin e fitores.
Lidhur me këtë, ‘Cadena Ser’ raportoi se çfarë sanksioni do të marrë arbitri pas situatës së ndodhur këtë fundjavë.
Me sa duket, Komiteti i Arbitrazhit Teknik të RFEF do ta ndëshkojë me vetëm dy ndeshje.
Kjo do të thotë se Manzano nuk do të mund të ndajë drejtësinë për një muaj.