Vjen koha edhe për vaksinën sezonale

Vjen koha edhe për vaksinën sezonale

Në fundin e këtij muaji pritet që të arrijnë në Kosovë 140 mijë vaksina të gripit sezonal.

Sasi këto që i ka kontraktuar Ministria e Shëndetësisë sikurse në çdo sezone tjetër vjeshtore, njofton Klan Kosova.

Derisa, kjo sipas ekspertëve, është krejt me funksion të ndarë nga ajo kundër koronavirusit, që tashmë është marrë nga një numër i madh i qytetarëve.

“Nuk ka asnjë të dhënë që na indigon se ky grup i qytetarëve nuk duhet ta marr këtë vaksinës edhe pse janë të vaksinuar me atë kundër COVID-19, madje, nuk paraqet asnjë problem që të dy këto vaksina të merren në të njëjtën kohë”, tregon internisti, Driton Vela

Të njëjtën e thonë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kategoritë që do të vaksinohen janë sikurse viteve të kaluara me prioritet të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe shtatzënat. Këto grupe do t’i kenë me kohë të gjitha informatat që të vaksinohen pa probleme dhe pa hezitim, meqë hulumtimet e deritanishme tregojnë se vaksina kundër COVID-19 dhe vaksina kundër gripit sezonal nuk ka ndonjë pengesë që të jepen gati në të njëjtën kohë”, deklaruan nga Zyra për Informim të MSh-së.

Derisa, sipas profesionistit Vela nuk ka të dhëna shkencore së vaksina antiCOVID mund të ketë ndonjë efekt mbrojtës edhe ndaj gripit sezonal, megjithatë masat antiCOVID kanë ndikuar për të mirë edhe ndaj uljes së rrezikut të virusit sezonal.

Related Articles