Big Brother prej javësh ka ashpërsuar shumë rregullat e lojës. Shkak për këtë është bëra gjuha e përdorur shpesh mes banorëve.
Vetëm pak javë më parë, Ermiona dhe Eva lanë shtëpinë brenda të njëjtës ditë, pikërisht për shkak të debateve dhe ofendimeve që lëshuan në drejtim të banorëve.
Por ditën e sotme, një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother, duke ‘trembur’ jo pak banorët. Kjo për faktin se mes tyre nuk ka pasur asnjë debat të ashpër, të paktën që të ketë degjeneruar me ofendime.
Shpejt në rrjet kanë nisur aludimet se zarfi i zi është për njërin nga banorët e rinj dhe informacione që ka dhënë nga jashtë.
Mbetet për t’u parë në mbrëmjen e sotme, se cili do të jetë i penalizuari këtë herë nga zarfi i zi.