Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për vrasjen që ka ndodhur në vendlindjen e saj në Baks të Skënderajt.
Rastin në fjalë e ka quajtur tronditje për të gjithë, teksa shton se fshati shquhet për raporte të mira mes banorëve.
E njëjta shton se viktimën me mbiemrin Musliu nuk e ka të familjes.
Reagimi i saj i plotë:
E tronditur nga tragjedia qe ndodhi mbrëm në fshatin tim. Fshati Baks gjithmonë është shquar për raporte të mira të banorëve mes veti, prandaj ky rast na ka tronditur të gjithëve pa dallim.
Bashkëndjej me Familjet Musliu dhe Rexhepi dhe lutem qe tragjedi të tilla mos të ndodhin më, jo vetëm në Baks, por askund në Kosovë. Për shkak të telefonatave të shumta ndjejë për obligim të informoj opinionin se viktima nuk është i familjes time. Ngushllime familjes se viktimes dhe gjithë Fshatit Baks!