Zelensky deklarohet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Zelensky deklarohet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar mesazhin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, mes debatesh shumë të nxehta me presidentin amerikan Donald Trump dhe me prishjen e firmosjes së një marrëveshjeje për mineralet e rralla, e cila ishte e parashikuar.

Përmes mesazhit të shkruar në median sociale X, Zelensky duket se ironizon zëvendëspresidentin JD Vance, i cili i tha atij në Zyrën Ovale se “nuk kishte falënderuar asnjëherë për ndihmën SHBA-të”.

Pasi ia bëri të qartë në takim se ai me dhjetëra herë e ka falënderuar popullin amerikan, Zelensky shkruan në X:

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Trump, Kongresi dhe popullin amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, u shpreh ai.

Related Articles