Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri. Shtetasit shqiptarë ishin fshehur dhe nuk e prisnin “sulmin nga ajri”.
Gjatë një kontrolli që është bërë të martën në një kantier ndërtimi në Vjenë-Margareten u zbulua një punëtor i paligjshëm. Ai ishte duke bërë punë suvatimi në një shkallë dhe nuk kishte dokumente të vlefshme qëndrimi, transmeton albinfo.at. Por, ai nuk ishte i vetmi: Ndërsa policët po regjistronin të dhënat e të dyshuarit, ndodhi një surprizë: U kapën edhe dy punëtorë të paligjshëm të cilët ishin fshehur në tarracën e shtëpisë.
Të tre i kanë dorëzuar punonjësve të policisë financiare pasaportat e tyre shqiptare, shkruan heute.at. Ashtu si kolegu i tyre, as ata nuk kishin adresë zyrtare banimi dhe ishin pa leje pune në Austri. Një fqinj më pas raportoi te policët për një aktivitet të dyshimtë në çatinë e kantierit. Aty policët gjetën një tjetër shtetas shqiptar i cili gjithashtu nuk kishte leje pune të vlefshme.
Pasi banori në fjalë ka denoncuar personin e pestë, të përmendur, policët kanë futur në përdorim një dron, përcjell albinfo.at. Me ndihmën e dronit pra u zbulua një tjetër punëtor ilegal. Ai ishte fshehur pas një parvazi në mur.