Vjosa Osmani e uron Presidentin e ri të Shqipërisë

Vjosa Osmani e uron Presidentin e ri të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi, Osmani thotë se do të punohet edhe më shumë në raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË:

Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.
Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së.

Related Articles