Takimi i parë plenar i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun”, i cili mbahet në Slloveni filloi në qendrën e kongresit.
Gjatë këtij takimi do të diskutohen përfundimet e përbashkëta dhe do të dilet mbase me një deklaratë mbi pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Sefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ata janë ulur në një tryezë të rrumbullakët, derisa presidentja Osmani është ulur anash nikoqirëve Pahor dhe Milanoviq, ndërsa Vuçiqi përballë tyre.
Pas këtij takimi, siç është planifikuar në agjendën e samitit të sotëm, udhëheqësit do ta kenë një drekë të përbashkët dhe një konferencë po ashtu e përbashkët për shtyp është planifikuar për në fund të samitit të sotëm.