Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marr pjesë në inaugurimin e Muzeut në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Osmani ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, krah Fahrije Hotit, të cilën e ka quajtur grua të fortë.
“Sot në Krushë të Madhe me ikonën e gruas së fortë krushjane, Fahrije Hotin”, shkroi e para e vendit.
Kujtojmë se 25 vjet më parë, në Krushë të Madhe u vranë e u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.