Vjosa Osmani pritet me ceremoni gjatë vizitës në Estoni, e falënderon shtetin

Vjosa Osmani pritet me ceremoni gjatë vizitës në Estoni, e falënderon shtetin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për vizitë në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të vendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë qëndrimit dyditor, Osmani është përfletur të mbajë takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Presidentja Osmani, vizitën në Estoni e ka cilësuar mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.

E para e Kosovës ka publikuar edhe fotografi gjatë pritjes ceremoniale të saj, ku edhe ka falënderuar vendin. “Faleminderit Estoni!”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës më 21 shkurt të vitit 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga prilli i të njëjtit vit.

Related Articles