Vjosa Osmani pritet nga Rifat Jashari në kullën e Jasharëve

Vjosa Osmani pritet nga Rifat Jashari në kullën e Jasharëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u prit nga Rifat Jashaqi në kullën e Jasharëve, për nder të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përmes rrjeteve sociale, presidentja shkruan se sikurse në të kaluarën edhe sot, Jasharët janë dritë udhërrëfyese për rrugën tonë.

“Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara”, u shpreh ajo.

Po ashtu, ajo shton se në kohën më të errët të vendit, ata ndezën dritën e shpresës për Kosovën.

Related Articles