Vlera e tregut të kriptovalutave për herë të parë ka arritur në 2 trilionë dollarë, pas rritjes së monedhës së dytë më të madhe Ethereum.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, në më pak se dy muaj, ky kapital është dyfishuar, deri sa investitorët në kriptovaluta po rriten. Aktualisht, Bitcoin përbën mbi 50 për qind të të gjithë kapitalit të tregut të kriptovalutave, ku brenda një viti është rritur me 100 për qind të vlerës.
Muajin e kaluar, kjo kriptovalutë arriti një rekord të lartë mbi 61 mijë dollarë, ndërsa aktualisht po tregtohet me mbi 58 mijë dollarë.
Ditë më parë, banka Goldman Sachs njofton se do të ofrojë Bitcoinin si mjet pagese për klientët e saj. Ky njoftim vjen pas kompanisë Visa dhe PayPal ku kanë filluar t’i pranojnë pagesat me këto kriptovaluta.
Pas këtyre, disa nga firmat kryesore, duke përfshirë BNY Mellon, BlackRock dhe MasterCard kanë pranuar kriptovalutat si mjet pagese.
Javë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë transmeton Telegrafi.