Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike ku një 18 vjeçare u vra mbrëmë në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Çitaku deklaroi se vrasja e kësaj 18 vjeçare është thirrje kumbuese për ne si shoqëri.
Ajo tha se dhuna ndaj grave në Kosovë shpesh kalon në indiferencë, e që besa ndonjëherë edhe me tallje.
LEXO EDHE: Halimi: Vrasja e 18-vjeçares na e përplasi fytyrës realitetin e hidhur ku gjenden vajzat tona
“Ndëshkimi me ligj nuk mjafton, nëse shoqëria vazhdon ta trajtojë dhunën ndaj gruas si normë”, tha Çitaku.Madje ajo tha se “Sot, spo kam as fjalë”./Gazeta Enigma.