Vlora Çitaku shpërndan postimin që po na bën krenarë të gjithëve: Çikat janë për medalje të arta

Vlora Çitaku shpërndan postimin që po na bën krenarë të gjithëve: Çikat janë për medalje të arta

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, i është gëzuar shumë fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Verore ‘Tokyo 2020’.

Përmes llogarive të saj në rrjete sociale, Çitaku nuk ka hezituar ta dhurojë përkrahjen e saj për ekipin kosovar.

Një ndër postimet që ka ndarë në profil me ndjekësit e saj është edhe dizajni ku shkruan ‘Çikat janë për medalje të arta’ nga Grazeta.

Ndryshe, xhudistja nga Peja fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi në finale e mposhti xhudisten japoneze Funa Tonaki, me “waza-ari”, rezultat ky i dyti më i lartë që një konkurrent mund të arrijë në xhudo./Gazeta Enigma/

Related Articles