Automjeti tip “Toyota” me shofer 36-vjeçarin me iniciale E.M. ka aksidentuar këmbësorin 15-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Sipas tvklan, drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.