Vlorë: Aksident i rëndë, humb jetën një 19-vjeçar

Vlorë: Aksident i rëndë, humb jetën një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në rrugën Vlorë–Fier, ku një i ri ka humbur jetën, derisa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve të Top Channel, një skuter ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në skuter.

Sipas raportimeve, i vdekur ka mbetur Luan Llanaj, 19 vjeç,

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Related Articles