Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier është sulmuar fizikisht nga një polic jashtë shërbimit zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur në barin e një hoteli, ku polici dyshohet se është konfliktuar me kamarierin për shkak të një shishe uji që sipas tij ishte sjellë pa u porositur.
Sipas raportimeve, polici i është afruar kamarierit dhe i ka kërkuar llogari për “shishen shtesë”, përpara se situata të përshkallëzohej në dhunë fizike ndaj punonjësit të lokalit.