Vlorë : Të shtëna me armë nga një makinë në drejtim të dy policëve

Dy policë kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë nga një person ende i paidentifikuar në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Autori po lëvizte me një automjet tip “Volkswagen” ndërsa qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin  Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe N. M.,  punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, transmeton tch.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.“Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Related Articles