Dyshohet se ditë më parë vodhi disa gjëra në dy markete të ndryshme, andaj policia e prangosi.
Bëhet fjalë për një burrë nga Prishtina.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kryer vjedhjen e disa gjërave ushqimore në dy markete të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e PK-së. /Gazeta Enigma