Vodhi mjete të ndryshme, arrestohet hajni 39-vjeçar në Gjilan

Vodhi mjete të ndryshme, arrestohet hajni 39-vjeçar në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur një ditë më parë në qytetin e Gjilanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, njësitet e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të koordinuara, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A.Sh. (1986, mashkull kosovar), për përfshirje në këtë rast.

“Arrestimi është bërë pas sigurimit të provave të besueshme se i njëjti më 22 qershor 2025 kishte depërtuar me forcë në një objekt ndërtimi në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Gjilan dhe kishte vjedhur disa mjete pune”, tha Osmani.

Mjetet e vjedhura janë gjetur dhe janë konfiskuar nga Policia, ndërsa më pas janë kthyer tek pronari legjitim. Ndaj të dyshuarit është iniciuar kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore.

Related Articles