Vodhi nga një veturë kuletën me 210 euro, arrestohet i dyshuari 

Vodhi nga një veturë kuletën me 210 euro, arrestohet i dyshuari 

Të premten në Ferizaj është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje nga vetura.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në qendrën “The Village – Shopping & Fun” në Ferizaj, ku i dyshuari me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portofoli para rreth 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Pas një pune intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policorë kanë arritur që të  identifikojnë dhe rreth orës 23:00 të arrestojnë të dyshuarin Q.M (M/K), i moshës 45 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Related Articles