Vodhi një televizor në Kaçanik më 2024, arrestohet i dyshuari

Vodhi një televizor në Kaçanik më 2024, arrestohet i dyshuari

Në dhjetor të vitit 2024, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë për “Vjedhje të rëndë” nga një qytetar me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, i cili kishte raportuar se persona të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë, duke vjedhur një televizor me vlerë rreth 1800 euro.

Më pas, policia ka njoftuar se janë siguruar informacione se televizioni i vjedhur gjendej tek një person me inicialet R.B, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se atë e kishte blerë nga i dyshuari B.B.

“Ndaj R.B. është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, sot është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari B.B, i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes dhe shitjen e televizorit dhe me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

“Pas përfundimit të procedurave policore dhe verifikimit, ankuesi është njoftuar dhe ka pranuar pronën e tij në stacionin policor Kaçanik”, njoftoi policia.

Related Articles