Vodhi veturë në Gjermani, i dyshuari nga Gjilani arrestohet në aeroport

Vodhi veturë në Gjermani, i dyshuari nga Gjilani arrestohet në aeroport

Një i dyshuar nga Gjilani është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”, pasi që i njëjti ishte në kërkim për vjedhje të një veture në Gjermani, më 8 gusht.

Sipas raportit policor, vetura e vjedhur është sekuestruar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Gjermani / 08.08.2025. Me datë 24.12.2025 në ANP-ADEM JASHARI është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti ishte në kërkim policor lidhur me rastin. Lidhur me rastin vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Related Articles