Vogëlushja që shkriu zemrat e njerëzve duke kënduar “Let It Go” nga filmi i animuar “Frozen” për të argëtuar njerëzit në një bunker në Kiev, ka arritur të dalë e sigurt nga Ukraina.
Amelia Anisovych, e cila është vetëm shtatëvjeçare, u bë virale javën e kaluar ku videoja e saj duke kënduar u shpërnda gjithandej.
Por shumë kishin frikë se kjo vogëlushe do të bëhej tjetër viktimë e pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Gazeta Enigma.
Për fat të mirë, raportohet se pas gjashtë ditësh në bunker pothuajse pa ushqim dhe ujë, Amelia e vogël përfundoi në një udhëtim rraskapitës dy-ditor në Poloni dhe tani po jeton e sigurt me gjyshen e saj.
Ajo e bëri udhëtimin me vëllanë e saj 15-vjeçar Misha, ndërsa nëna Lilia dhe babai Roman qëndruan në Kiev./Gazeta Enigma/
Little girl singing “Let it go” in a shelter#UkraineRussianWar #Ukraine #UkraineUnderAttack pic.twitter.com/6gfcUoiwJJ— Ankita Jain (@Ankita20200) March 6, 2022