Mërgim Vojvoda ka theksuar se Kosova nuk është dashur të kthehet në fushë pas ndërprerjes së gjatë.
“Se kemi pritur këtë pas barazimit me Zvicrën. Na kanë pritur pa respekt. Të ndodhë në vitin 2023 kjo është e pakuptueshme. Të na mbajnë brenda për 40 minuta është e pabesueshme. Dhe po ashtu të na shajnë shtetin. Këta gjëra nuk bënë të ndodhin. Janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin. Pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari. Kemi luajtur gjatë me një lojtar më pak dhe kjo ka ndikuar shumë”, ka thënë Vojvoda.