Volejbollistët e Pejës e kanë fituar Kupën e Kosovës. Peja në finale të Kupës mposhti Ferizajn 3:1 në sete (25-22, 18-25, 25-22, 28-26).
Takimi final u zhvillua të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Bardhyl Hajdari i Pejës u shpall MVP i turneut “Final Four” Kupa e Kosovës.
Pejanët fituan setin e parë me rezultat të ngushtë. Ferizajasit mbetën pa pranuesin, Samuel Amorim, që u lëndua.
Ferizaj nuk pati fat as në setin e dytë. Lëndim pësoi edhe Olavo Oposta, që po ashtu nuk vazhdoi ndeshjen. Mungesën e dy përforcimeve, Peja e shfrytëzoi, duke fituar dy setet e radhës për t’u shpallur fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/2022. Për Pejën është hera e dytë rresht, ndërsa e pesta Kupë e fituar në Kosovë.