Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka mbështetur protestat që janë duke u mbajtur tash e një kohë në Serbi, pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën muajin e kaluar në Beograd, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.
Cramon në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka dhënë mbështetjen e saj për të gjithë protestuesit serbë, duke i konsideruar të drejta kërkesat e tyre, ndër të cilat ndërrimi i dorëheqja e qeverisë dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuqiç.
“Mbështetja ime shkon për të gjithë ata në rrugët e Beogradit dhe në mbarë Serbinë, të cilët kërkojnë edhe një herë ndryshimin e qeverisë, lirinë e mediave dhe trajtim të barabartë të të gjithëve. Qytetarët e Serbisë meritojnë një të ardhme më të mirë evropiane”, ka shkruar Cramon.
My support goes to all those in the streets of #Belgrade and throughout #Serbia ???????? who are once again demanding government change, freedom of media and equal treatment of all.
The citizens of Serbia deserve a better, European future. ????????????????#StopNasilju pic.twitter.com/ngDhMgkAvr— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) July 7, 2023