Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë që ka folur me presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, lidhur me rolin e shtetit serb në depërshkallëzimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Fola me presidentit Vuciq sot për dolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar von der Leyen.
“Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”.
Von der Leyen më herët sot ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të njëjtën temë, duke ia shtruar pothuajse të njëjtën kërkesë.