Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka fshirë një postim të saj në rrjetin social X, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Pas këtij postimi u shkaktuan reagime në masë të gjerë, duke e vërshuar profilin e Von der Leyen me komente të shumta në atë postim.
Shkaku i këtij postimi reagoi edhe politikania gjermane, Doris Pack.
“Ku është shteti i Kosovës?”, e kishte pyetur Pack, bashkëvendësen e saj von der Leyen.
Von der Leyen e bëri këtë postim teksa njoftoi anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonnë Schengen. /Gazeta Enigma