Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se “koalicioni i të vullnetshmëve” do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë sepse “presioni mbetet e vetmja gjuhë ndaj së cilës përgjigjet Rusia”.
Përmes një postimi në X, Von der Leyen tha se është i nevojshëm një bashkëpunim të fortë transatlantik.
“Ne kemi nevojë për një bashkëpunim të fortë transatlantik. Sepse ai jep rezultate. Merrni ndikimin e rëndësishëm të valëve tona të koordinuara dhe të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër ekonomisë ruse. Ato zvogëlojnë burimet që Rusia ka për të zhvilluar luftën e saj agresive…”
“Interesat ukrainase janë interesat tona. Ato janë të pandashme. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fort me Ukrainën në negociatat e ardhshme. Pika qendrore është çështja e financimit të Ukrainës, duke përfshirë përdorimin e aseteve sovrane ruse të palëvizshme”, deklaroi ajo.
