Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursua von der Leyen e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Von der Leyen thotë se nën drejtimin e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së,
“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj elektorale. Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë bashkë për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE”, ka shkruar ajo