Presidentja e Komisionit Evropian ka folur ne konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, pas samitit të BE me vendet e rajonit në Tiranë. Ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin
Pjesë nga fjala e Von der Leyen:
Ka qenë përvojë fantasitke që tëbishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëhere atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku.
Një mesazh shumë i qartë i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.
Ne dëshriojmë të përballemi jo vetëm me sfidat që vijnë nga lufta por edhe me pasojat që vijnë në sektorin e energjisë. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku, ku refelktojmë çdo gjë që bëjmë në BE në Ballkanin Perëndimor. Paketa për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 mln euro për buxhetin, ndihmë për familje, 500 mln euro të tjera janë mbështetje për infrastrukturën për enrgjinë e së ardhmes.