Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së në duar të Sllovenisë

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së në duar të Sllovenisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar përbërjen e re të Kolegjit të Komisionerëve, që i bie qeveria e re e Bashkimit Evropian, që për momentin ka 27 vende anëtare.

Një ndër emërimet më të befasishme është personi që do të jetë në krye të zgjerimit të BE-së, e nominuara për këtë post është diplomatja nga Sllovenia, Marta Kos.

Marta Kos
Marta Kos

“Duhet të theksohet se Marta Kos, është propozuar nga qeveria sllovene, si anëtare e Kolegjit të Komisionerëve. Procedura e nominimit që përfshin konsultim të parlamentit të Sllovenisë, për një opinion jo obligativ është duke vazhduar. Ajo (Kos), do të jetë komisionere e zgjerimit po ashtu përgjegjëse për fqinjësinë lindore, dhe ajo do punoj për të mbështetur Ukrainën, dhe vazhdimin e punës në ri-ndërtim dhe të mbështes vendet kandidate që të bëhen gati për hyrjen e tyre (në Bashkim Evropian)”, tha kryetarja e KE-së, Von Der Leyen.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, është vetëm Republika e Kosovës, që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Aplikimi për këtë ishte bërë në dhjetor të 2022-ës, por Brukseli nuk ka bërë deri tani asnjë hap drejt dhëniës së këtij statusi.

Ndryshe, shefe e re e diplomacisë evropiane do të jetë Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë. Kallas, do ta zëvendësojë spanjollin, Josep Borrell, që mbajti këtë post nga viti 2019,

Related Articles