“Vota është e shenjtë” – PDK kërkon hetim të parregullsive në Mitrovicë

“Vota është e shenjtë” – PDK kërkon hetim të parregullsive në Mitrovicë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se qytetarët e Mitrovicës kanë merituar dhe e meritojnë një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të ndershëm, pa intimidime, pa presione, pa ndërhyrje, raporton Gazeta “Enigma”.

Çitaku përmes një postimi në Facebook bëri thirrje që çdo parregullsi , gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht”, ka shkruar Çitaku.

Related Articles