Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në “Click” në RTV21, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka marrë vendim si grup parlamentar për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit.
Ai theksoi se vetëm tre deputetë të AAK-së kanë votuar dhe se vota e partisë ka munguar.
“AAK nuk ka votuar si grup parlamentar, por vetëm tre deputetë kanë votuar. Nuk kemi pasur një qëndrim zyrtar të partisë. Megjithatë, jemi deklaruar para seancës se do ta votojmë cilindo që nuk ka qenë më parë ministër. Nuk na është treguar kush është kandidati. Kur u përmend emri i Dimal Bashës, e pyeta shumicën parlamentare të VV-së nëse ishin seriozisht duke e menduar atë për kryetar. Ata m’u përgjigjën: ‘A jeni ju të gatshëm me na dhënë votën?’”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se nuk ishte pjesë e seancës kur u nominua për kryetare të Kuvendit Donika Gërvalla sepse ai do të votonte edhe atë, por “veç për hatër të babës”, lidhur me këtë ai shtoi se ”Na i ruajmë disa vlera kombëtare shqiptare.