Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën paszgjedhore në Mitrovicë.
Konferenca mbahet me fillim nga ora 12:00.
Ky subjekt njofton se në të do të paraqiten qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.
“Në konferencë do të paraqiten qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe hapat institucionalë që po ndërmerren për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve”.
