Votat nga Gjermania, kaluan kufirin pa përcjellje policore

Votat nga Gjermania, kaluan kufirin pa përcjellje policore

Më 12 shkurt, fiks në orën 4 e 30 minuta, zyrtarët policorë zunë vend në pikën kufitarë në Vërmicë për t’i pritur votat e kosovarëve që ishin nisur nga Gjermania.

Por, pritja qe e kotë, mjeti që po i bartte votat, jo veç që e kishte kaluar kufirin pa përcjellje, por në fakt i ishte afruar goxha kryeqytetit.

Zyrtarët që po i prisnin ato e morën vesh tek pasi i thirrën në telefon ata që po i sillnin votat, të cilët deklaruan që tashmë kanë arritur gati te Qendra e Numërimit.

Detajet e kësaj kronike i gjeni në videon më poshtë:

Related Articles