Votimi i mërgatës, Zemaj: I bëjmë thirrje VV-së të qëndrojë larg çdo tentative për ndërhyrje në këtë proces

Votimi i mërgatës, Zemaj: I bëjmë thirrje VV-së të qëndrojë larg çdo tentative për ndërhyrje në këtë proces

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se ditëve të fundit ka pasur përpjekje për të ushtruar presin dhe ndikim politik mbi procesin e votimit të mërgatës.

Zemaj në një konferencë për media ka thënë se kjo u pa me tentimin që të pengohet në KQZ miratimi i buxhetit të domosdoshëm për këtë proces.

Ai i bëri thirrje VV-së, si shumicë në KQZ që siç tha Zemaj, “të qëndroj larg çdo tentative për ndërhyrje në këtë proces”.

“Sot ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit. LDK  e mirëpret këtë proces dhe e vlerëson si kyç të funksionimit të një demokracie transparente dhe gjithëpërfshirëse. Të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në mërgatë, e që nuk kanë mundësi të vijnë, i ftojmë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Fatkeqësisht kemi pasur përpjekje për të ushtruar presion dhe ndikim politik mbi procesin e votimit të mërgatës, duke tentuar të pengohet miratimi i buxhetit të domosdoshëm për këtë proces. I bëjmë thirrje VV-së si shumicë edhe në  KQZ që të qëndrojë larg çdo tentative për ndërhyrje në këtë proces.

Procesi i votimit të mërgatës është proces i shtetit dhe jo i partive politike”, tha Zemaj.

Related Articles