Një tjetër zarf hyri në shtëpi ditën e sotme. Vëllai i Madh iu dha mundësinë banorëve që të zgjidhnin qeverinë e “Big Brother”.
Ata duhet të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftojë secilin banor, për pozicionin përkatës si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.
Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit. Ata nuk duhej të votojnë për veten e tyre.
Ndërkohë që sipas votave Luizi u zgjodh Kryeministër dhe Kristi President.