Fatmir Humolli është rreshtuar krah opozitës në shqyrtimin e një raporti të propozuar me mbështetje të shumicës parlamentare, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti nga Podujeva, i cili shpalli sot largimin nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka marrë pjesë në votimin e raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2021.
Sjellja e deputetit që braktisi mazhorancën, ishte e njëjtë me deputetët e LDK-së, të cilët po ashtu nuk morën pjesë në votim.
Megjithatë, kuvendi e miratoi raportin vjetor të KQZ-së me votat e deputetëve të shumicës parlamentare dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.