Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar kishte paraqitur një amendament që bën thirrje për pauza humanitare në konflikt në Gaza, duke kritikuar sjelljen e Izraelit.
Amendamenti u rrëzua sonte, ku 290 deputetë votuan kundër dhe 183 pro, raporton Skynews.
Në një shenjë të mëtejshme të ndarjes në parti për konfliktin Izrael-Hamas, disa drejtues të parë – pjesë e ekipit kryesor të liderit laburist Sir Keir Starmer – kanë dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja më e profilit të lartë deri më tani erdhi nga Jess Phillips, që tha: “Me këtë rast duhet të votoj me zgjedhësit e mi, kokën dhe zemrën time”.
Ndërkohë, Partia Kombëtare Skoceze paraqiti gjithashtu një amendament, i cili shkoi më tej se laburistët dhe bëri thirrje për një armëpushim.
Edhe kjo u mposht, me 125 deputetë që votuan pro dhe 293 kundër.